Florent Hoti është futbollist me origjinë shqiptare që ka lindur në Angli. Hoti aktivizohet te skuadra e Dandit në Skoci.
20-vjeçari ka zgjedhur përfaqësuesen e “Dardanëve”, për të përfaqësuar në nivel ndërkombëtar, teksa më parë kishte thirrje nga Shpresat e Alban Bushit.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit skocez, futbollisti sqaron gjithë vendimin se si vendosi të zgjidhte Kosovën para kombëtares Shqiptare dhe asaj Angleze.
“Është një nder të luash për vendin tim, jo të gjithë kanë mundësi ta bëjnë këtë. Dua të bëj sa më shumë paraqitje për vendin tim dhe mund të luaj për Kosovën, Shqipërinë dhe Anglinë. Do të luaja më parë me Shqipërinë të cilët më thirrën për një grumbullim në mars, por për shkak të Covid-it nuk munda të shkoja. Grumbullimi i radhës ishte në qershor, por në të njëjtën kohë më thirri edhe Kosova.
Shqipëria, Kosova apo Anglia? “Prindërit e mi kur lindën i klasifikonin si shqiptarë, por kjo do të thoshte se mund të luaja për të dyja. Unë në fakt e shoh veten si kosovar dhe pak shqiptar, por vendosa që Kosova ishte më e mirë për mua”.
“Bëra një bisedë me prindërit e mi dhe të gjithë ramë dakord se ishte alternativa më e mirë për mua. Ishte një vendim i rëndësishëm dhe diçka për të cilën doja që të gjithë të ishim dakord dhe fatmirësisht e bëmë. Ne në fakt luajmë me Shqipërinë muajin tjetër, kështu që mund të jetë interesante!”, është shprehur 20-vjeçari.
? “I’m proud to get called-up and to get that recognition is a good moment for me. Hopefully in the future I can play for them.”
? DUTV subscribers can hear from Flo Hoti as he discusses his call-up to the Albanian Under-21 squad ➡️ https://t.co/cJPi1vtoks#UnitedTogether pic.twitter.com/lm02UN2AA6
— Dundee United FC (@dundeeunitedfc) March 23, 2021
/f.a/abncews.al