Zgjodhi Bayern për të vazhduar karrierën, De Ligt zbulon se kush i rekomandoi transferimin te bavarezët

schedule17:00 - 20 Korrik, 2022

schedule 17:00 - 20 Korrik, 2022

Matthijs de Ligt preferoi Bayern Munich si skuadrën ku do teë vazhdojë karrierën, me holandezin që ka nënshkuar një kontratë 5-vjeçare me bavarezët.

Ky transferim u ka kushtuar gjermanëve plot 67 milionë euro, shumë që është derdhur në arkat e klubit të Juventusit.

Por për këtë transferim, 23-vjeçari ka marrë sugjerim nga Louis Van Gaal. Duke folur për “Bild”, De Ligt zbuloi se ai foli për të ardhmen e tij me Van Gaal në fillim të verës, kur lindi ideja për t’u bashkuar me Bayernin.

“Në fillim të verës diskutova të ardhmen time me Van Gaalin dhe ai nuk kishte asgjë tjetër veçse fjalë të mira për Bayernin. Ai lavdëroi filozofinë e tyre dhe më tha se nëse shkoja atje, do të dashurohesha me ta”, përfundoi 23-vjeçari.  /f.a/abcnews.al