“Zgjodha Kombëtaren para karrierës”, Uzuni pas humbjes: Fitorja ishte detyrim, jemi të gjithë të mërzitur

schedule23:36 - 19 Nëntor, 2024

schedule 23:36 - 19 Nëntor, 2024

Kombëtarja “kuqezi” ka zhgënjyer totalisht mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në mitikun e “Air Albania” janë mundur me rezultatin e ngushtë, 2-1, nga “Verdheblutë” e Ukrainës, në përballjen e vlefshme për xhiron e fundit të fazëssë grupeve të Nations League.

Pas sfidës një koment për mediat e bëri edhe “bomberi” i sulmit Myrto Uzuni, i cili siguroi 11-metërsh për golin e vetëm të “Kuqezinjve”, teksa tregoi se me hyrjen në fushën e blertë rrezikoi një dëmtim të madh, i cili mund t’i mbyllte karrierën.

“Normalisht ndjej keqardhje se e kemi nisur ndeshjen shumë keq. Sot ishte detyrim fitorja dhe normalisht jemi të gjithë të mërzitur për këtë humbje.

Debati te penalltia? Unë jam sulmues dhe gjithmonë dua të shënoj se edhe te Granada i gjuaj dhe shënoj të gjithë penalltitë. Në ato momente fitova penalltinë, jam sulmues dhe doja të zhbllokohesha.

A e caktoi trajneri? Mendoj se po, nuk jam shumë i sigurt, nuk dua të gënjej.

Aktivizimi si i vetëm? Për mua nuk ka problem se të gjithë e dinë që te Granada luaj si sulmues i dytë, në tre vitet e fundit i dini statistikat. Kur vij në kombëtare trajneri nuk më preferon në majë të sulmit. Mund ta bëj shumë mirë edhe atë. Të luaj për kombin nuk është se lodhem.

Ju nuk e dini por dje kam qenë i dëmtuar, kam bërë rezonance e rrezikoja për një dëmtim. Ekipi i Granada kërkoi të mos rrezikoja, unë mund të refuzoja e mos futesha kur isha 2-0 se rrezikoja karrierën, por vendosa që të luaj që të tregoj që meritoj një vend për të luajtur”,- u shpreh Uzuni pas sfidës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!