Përdorimi i maskave kundër Covid-19 ka qenë gjithmonë një problem për njerëzit që mbajnë syze.
Prandaj një grua britanike ka vendosur t’i vijë në ndihmë të gjithëve, përmes në video të publikuar në internet, ku tregon se si ta vendosin maskën personat që mbajnë syze, në mënyrë që të mos kenë problem me avullimin e xhamave.
Maria Louise Agbaegbu punon si kuzhiniere në Sheffield dhe përdor rregullisht syze optike, pasi ka probleme shikimin nga afër.
Sipas Daily Mail, 42-vjeçarja tregon hap pas hapi si ta përgatisni dhe si ta vendosni maskën në atë mënyrë që të mos e shkaktojë avullimin e syzeve.
Gjithçka që duhet të bëni është që të lidhni dy nyja dhe një palosje të shpejtë në mënyrë që maska të jetë më e shtrënguar pas fytyrës, pa lënë zbrazëtira në faqe.
Kjo video është bërë tashmë virale në Tik Tok dhe po ndiqet nga të gjithë si një shembull pozitiv.l.k/abcnews.al