Danijela Gjuroviç është kryetarja e re e Parlamentit të Malit të Zi.
Parlamenti malazez përmes një votimi të fshehtë zgjodhi deputeten nga Partia Popullore Socialiste, Gjuroviq, me 45 vota pro dhe tri kundër.
Pas zgjedhjes, Gjuroviç tha se asaj i është bërë nder i madh që një grua mori këtë pozitë pas gati dy dekadash.
Ajo tha gjithashtu se është e bindur se të gjithë së bashku do të gjejnë forcën për të kapërcyer “ndarjet e rrënjosura thellë në shoqëri”.
Gjuroviç tha se është koha që Mali i Zi të fillojë sërish të ecë drejt anëtarësimit në BE, sepse kishte humbur shumë kohë dhe mundësi.
“Edhe qeveria edhe opozita duhet të punojnë së bashku drejt kësaj rruge, sepse këtu jemi të gjithë përfaqësues të qytetarëve, nuk do të lejojmë që kjo periudhë të jetë garë parazgjedhore dhe luftë partiake, por do të gjejmë forcën për të gjetur një gjuhë të përbashkët të kompromisit dhe e pajtimit”.
Gjuroviç ishte e vetmja e propozuar për postin e kryeparlamentres, shkruan Vijesti.me.
Në këtë seancë të Kuvendit pritet të votohet qeveria e re e pakicës me në krye Dritan Abazoviçin. Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve./Express