Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar

schedule13:43 - 2 Mars, 2019

schedule 13:43 - 2 Mars, 2019

Bujar Spahiu do të drejtojë Komunitetin Mysliman Shqiptar në 5 vitet në vijim. Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman u zgjodh në krye të tij me 59 vota. Spahiu garoi përballë Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra, i cili mori 26 vota dhe Myftiut te Lushnjes Gramoz Blliku që mori dy vota.

Ndërkohë Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ashtu si dhe Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha.
Pas fitores Bujar Spahiu u shpreh se ndihet i nderuar për vlerësimin, por dhe i vendosur para sfidave që e presin. Spahiu thekson se në lidershipin e tij do të ruajë traditën e paraardhësve. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!