Zgjidhet kreu i ri i PD-së në Elbasan

schedule21:39 - 16 Prill, 2022

schedule 21:39 - 16 Prill, 2022

Blendi Himçi është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Kujtojmë se procesi i zgjedhjeve në strukturat e PD-së u iniciua nga Grupi i Rithemelimit.

Plot 765 anëtarë kanë votuar për Himcin. Në vendin e dytë me 198 vota , surprizë e këtij procesi rezulton Klodjana Çapja.

Në përfundim të këtij procesi të pesë kandidatët kanë shtrënguar duart ndërsa për më të votuarin Blendi Himci nga kjo garë nuk kishte humbës.

Renditja e kandidatëve sipas votave të siguruara është si më poshtë:

1- Blendi Himçi, 765 vota
2- Klodiana Capja, 198 vota
3- Sonila Daiu, 79 vota
4- Eliona Gremi, 68 vota
5- Elion Vila, 40 vota

Deri më tani, janë publikuar rezulatet për 7 degë të partisë Demokratike dhe fituesit janë shpallur si më poshtë:

1- PD, dega Elbasan, kryetar i ri zgjidhet Ferdinand Himci me 66% të votave.
2- PD, dega Kuçovë, kryetar i ri zgjidhet Myslym Isuf Haxhi me 57% të votave.
3- PD, dega Skrapar, kryetar i ri zgjidhet Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.
4- PD Dega 6 Tiranë, kryetare e re zgjidhet Onelda Gjin Zefi me 79.7 % të votave.
5- PD Dega 10 Tiranë, kryetar i ri zgjidhet Andi Gani Beliu me 65% të votave.
6- PD Dega 16 Tiranë, kryetar i ri zgjidhet Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave.
7- PD Dega Paskuqan, kryetar i ri zgjidhet Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.

/abcnews.al/