Demokratët e Qarkut të Beratit votuan sot për kandidatët, që kaluan filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Qarku i Beratit, me 8 mandate, kishte një numër të lartë kandidatësh potencialë për deputetë.
Nga 26 prej tyre, anëtarësia votoi 24. Të skualifikuar janë vetëm Astrit Veliaj që ishte mes emrave të Beratit, dhe Anila Koroni në Poliçan.
“Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do t’i sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020”, thuhet në deklaratën e degës PD, në Berat.
Lista e kandidatëve të konsultuar nga anëtarësia:
Dega Berat
1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4-DENIS SAHATCIU
5.DRITAN HAZINEDARI
6.ENO QANA
7.KASEM MAHMUTAJ
8.MUHARREM HOXHA
9.NAMIR LAPARDHAJA
10.OLTION MERDARI
Dega Poliçan dhe Skrapar
1.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
2.PELLUMB NAKO (POLIÇAN
3.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
4.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)
Dega Ura-Vajgurore
1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA
Dega Kuçovë
1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.
Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Deri tani votimet janë kryer në 4 qarqe, Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe Berat, me një pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë.
Sakaq procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli./abcnews.al/