Zgjidh një pendë dhe mëso të ardhmen

schedule23:51 - 10 Prill, 2022

schedule 23:51 - 10 Prill, 2022

Italia Feed ka zhvilluar një test me tre pendë, që vijojnë si më poshtë:

Penda numër 1

Jeni një person që ndjeni frikë dhe kjo ndjesi ju paralizon.

Ju ndodh shpesh të përjetoni një ndërthurje të mendimeve me emocionet dhe kjo gjë ju mban larg zhvillimit.

Megjithatë, nëse e pranoni këtë ndjesi frike dhe arrini ta kuptoni, do të çliroheni nga ky “burg”.

Në këtë rast do të ndjeni shpresë dhe gëzim brenda vetes.

Penda numër 2

A i lejoni emocionet të ndikojnë mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve?

Apo ndoshta ndikoni tek të tjerët duke ndarë përvojën tuaj me ta dhe duke i parandaluar që të formojnë mendimin e tyre?

Ka shumë të ngjarë që kjo po ndodh në jetën tuaj tani, prandaj shpirti juaj po ju dërgon një mesazh.

Po, ndonjëherë duam të shpëtojmë dikë nga ankthi, duam t’i ndihmojmë të shmangin fatin e keq dhe zhgënjimin, por jo të gjithë do të kenë të njëjtën përvojë si ne.

Është e rëndësishme të kuptohet se secili person duhet të marrë të gjitha vendimet për jetën e tij bazuar në përvojën personale dhe tek mënyra e tyre e perceptimit të botës.

Penda numër 3

Është e rëndësishme të mbani mend se çdo person është unik dhe ka cilësi të shkëlqyera, dhe e vetmja gjë që duhet të bëni është të mësoni se si të përdorni të gjitha cilësitë tuaja aty ku duhet.

Për shembull, nëse jeni të vetëdijshëm se jeni një person kokëfortë, provoni ta shfaqni këtë në një fushë tjetër të jetës ku nevojiten forca dhe vullneti për të ecur para.

Punoni kështu me të gjitha cilësitë tuaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!