Zgjerohet lufta në Liban/ Zukali: Turqia nuk mund të bëjë ndërmjetësen midis Izraelit dhe Iranit

schedule13:40 - 8 Tetor, 2024

schedule 13:40 - 8 Tetor, 2024

Kryetari i Shoqatës Vatra në Turqi, Bora Zukali thotë se Turqia nuk mund të bëjë ndërmjetësen midis Izraelit dhe Iranit, pasi me të dy vendet ka probleme.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Zukali u shpreh se Turqia do të evakuojë qytetarët e saj nga Libani.

“Vërtet Lindja e Mesme, si një kazan po valohet. Provokim nga Irani, Izraeli, liderët e këtyre grupeve terroriste, kur sulmohen me njëri-tjetrin. Turqia i ka lajmëruar shtetasit turq, të vijnë në Turqi. Situata atje është shumë e rëndë. Të gjithë po transferohen, më parë gratë dhe fëmijët. Në Liban, një luftë shumë vjeçare. Në Turqi, është shtet myslima. Edhe me Iranin, edhe me Izraelin, ka disa probleme, balancën nuk do ta bëjë dot në këtë moment”, theksoi ai./abcnews.al