Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjerohet lista e të akuzuarve, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tjetër padi në SPAK

schedule11:34 - 11 Qershor, 2020

schedule 11:34 - 11 Qershor, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paraqitur një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme. Gazetarja Glidona Daci raporton për Abc News se padia e tyre lidhet me çështjen e transferimit të pronës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.

Kallëzimi i ri ka një sërë emrash, ndërsa i pari në listë është kryeministri Edi Rama, të cilin artistët dhe aktivistët e akuzojnë për “shpërdorim detyre”.

Ndërkaq, lista e të kallëzuarve është e gjatë, në të përfshihen po ashtu kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe vijon më pas deri tek inxhinierë.

Ky është kallëzimi i tretë që bëhët në Prokurorinë e Posaçme. Artistët po ashtu kanë depozituar padi edhe në Prokurinë e Tiranës.

Në një prononcim për mediat pas depozitimit të padisë, regjisori Edmond Budina u shpreh: “Ne kemi në shprehje, të ardhtë pas qafe dhe ne do t’u rrimë pas qafe atyre që kanë kryer atë krim mostruoz, e them këtë pasi këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Kryeministri thotë s’kanë qenë forcat Renea në Teatër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!