Zgjerohet çështja e Juventusit, merret në pyetje Cherubini, në hetim edhe Napoli me Osimhen

schedule11:04 - 28 Nëntor, 2021

schedule 11:04 - 28 Nëntor, 2021

Praktikisht një ditë e plotë, gati dhjetë orë, në prokurori për Federico Cherubini, menaxher i Juventusit, i dëgjuar nga gjyqtarë dhe oficerë të Guardia di Finanza si person i informuar për faktet  në çështjen e fitimeve kapitale dhe gjithçka që lidhet me hetimin.

Cherubini ishte i pari dhe nuk do të jetë i fundit, mes drejtuesve dhe prokurorëve, i thirrur nga organet kompetente, raporton SportMediaset.

Ndërkohë, hetimi duket se do të zgjerohet edhe në kompani të tjera. Sipas raportimeve të Il Messaggero, Prokuroria e Federatës së Futbollit ka hapur një dosje për 62 transaksione të dyshimta, nga të cilat 42 përfshijnë drejtpërdrejt Juventusin.

Gjithashtu sipas asaj që raporton gazeta romake, përveç asaj të Torinos, në fakt prokuroria e Napolit mund të nisë hetim për Osimhenin, i cilu u ble për 70 milionë euro dhe i përfshirë me 4 lojtarë në marrëveshjen me Lille. Francezët morën si shkëmbim portierin Karnezis dhe tre nga Primavera Manzi, Palmieri dhe Liguori.

Eshtë për të ardhur keq që njëri nuk ka luajtur kurrë dhe të tjerët janë kthyer në Itali, për të kaluar mes C dhe D. /abcnews.al/