Kryeminsitri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish në lidhje me debatin më të fundit për zgjerimin e kufirit detar me Greqinë.
Shefi i qeverisë nga Shijaku ku ndoqi nga afër procesin për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit, është shprehur se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk ka as grup negociator, pasi ai duhet të riformatohet dhe pasi të riformatohet duhet të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.
“ Mund të jetë konsipracion për detin, se është për të vënë duart në kokë se ka njerëz që nuk besojnë dhe ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne. Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë të gjithë, s’ka marrëveshje, nuk është arritur, negociatat janë ndërprerë qysh kur u ndryshua qeveria në Greqi. Dhe vetë grupi negociator duhet të riformatohet, dhe ky riformatim kalon përmes Presidentit, që duhet të aprovojë. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër. Unë jam i bindur për një gjë, se ky popull është i mençuar, kush e merr për budalla e pëson kjo është një arsye psë do e pësojnë shumë keq ato që po e bëjnë për budalla me këtë historinë e detit”, ka thënë Rama./abcnews.al