“Zgjedhorja”, Murrizi: Duhen lista të hapura, po patën këllqe të shkojnë në referendum

schedule20:48 - 15 Qershor, 2020

schedule 20:48 - 15 Qershor, 2020

I ftuar në “Mbremje në Abc”, Myslim Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ato që lidhen me Reformën Zgjedhore.

Murrizi ka theksuar edhe njëherë se nuk do ta votojnë draftin e miratuar nga Këshilli Politik. Sipas tij e vetmja mënyrë që ky draft të kalojë jo nga Parlamenti, është referendumi.

“Një mundësi të vetme ka që të mos kalojë në parlament është referendumi. A kanë këllqe këta që të shkojnë te qytetarët. Po kanë këllqe unë u kërkoj falje dhe të shkojmë në referendum. Nuk kanë asnjë votë. Nuk e di ku do e votojnë.

Një mundësi kanë që realisht të tregojmë diçka të shkojnë të referendumi. Kjo është mundësia më ideale.

Rama nuk i ka 84 vota. Këta bëjnë si sharlatanë politikë, që kanë kandiduar 3 vjet në 6 parti, nuk e di. Nëse Rama apo cilido do të trafikojnë votat në Parlament për të ruajtur mostrafikimin e votave te qytetarët është një gjë e pamoralshme që në gjenezë. Nëse e bëjnë, nuk është hera e parë.

Unë i qëndroj fort kauzës time, kërkojmë lista të hapura. Votat ti numërojnë”, u shpreh ai.

Më tej, Murrizi solli modelet e huaja për sistemin me lista të hapura, si ai austriak, spanjoll, por edhe i Kosovës.

“Kjo përfaqëson atë që përfaqësojnë 23 vende të BE. Në takim me Sorecën i thashë hiqi syzet dhe i diskutojmë. Është modeli austriak. Kam qenë unë dhe Gjiknuri që kemi vëzhguar zgjedhjet. Listat e partive dhe emrat e kandidatëve. Po ashtu edhe modeli spanjoll. Të tillë e ka edhe Kosova.

Ne kemi zënë radhën e  qumështi me 28 firma që kërkojmë të rishikohet Kushtetuta. Unë them të shikojmë Kushtetutën në nenin 64 dhe 68, listat e mbyllura dhe zonat zgjedhore. Kam deklaruar se do i mundësoj Presidentit 28 firma që të luajë atë që tha para 2 marsit që do i drejtohej sovranit. Unë them ti grisim ato firma dhe të shkojmë në referendum. Të pyesim shqiptarët, a e doni këtë sistem. Po thanë shqiptarët e duam, unë do iki dhe do kërkoj falje te kali i Skënderbeut. Në të gjitha sondazhet 85-90% e shqiptarëve kërkojnë ndryshim kushtetues”, u shpreh deputeti.

Murrizi, shton se listat e hapura frenojnë koalicionet parazgjedhore.

“Me lista të hapura, frenohen shumë koalicione parazgjedhore. Unë ftoj publikisht Ramën ne Bashën, shoqërinë civile të bëjmë një kushtetutë për të vendosur gurë themeli. Listat e hapura detyrojnë çdo subjekt të garojë me listat e veta. Unë nuk e di që partitë e vogla. Me lista të hapura nuk ka koalicione parazgjedhore. Unë kam kërkuar këtë sistemin e Kosovës, ky danezi është më i ëmbël”, deklaroi ai.

I pyetur nga Mirela Milori, Murrizi foli edhe për nismën e tij për të formuar një parti të re, ndërsa shton se do të marrë pjesë në zgjedhje si kandidat në qarkun e Fierit.

“Në funksion të ligjit do të përpiqem, me anti komunistë demokratë, jo spiunë, do të zbresim në fushë. Do të fillojmë një lëvizje se sa të drejtë kemi pasur për këtë. Edhe me u ngrit Enver Hoxha, me Hysninë zëvendës unë do të jem kandidat në qark të Fierit, në listë komëtare nëse hapet lista”, u shpreh deputeti.

Lidhur me deklaratat e Rudina Hajdarit, Murrizi tha: “Nuk kam qejf të merrem me njerëz që nuk kam këtu. Por të njëjtën gjë deklaroi edhe në takimin me tre kryetarët e grupeve, kur e gjetëm po qeshnin se mu kujtua takimi me Berishën me Ramiz Alinë. Kjo mikja ime ka firmosur por do të votojë kundër. Nuk kam tagër të merren. Fakti që ka thënë do votojë kundër nuk ka nevojë për koment nga unë”. /abcnews.al