“Zgjedhorja”, Meta: Kemi një marrëveshje konsensuale, hap i rëndësishëm përpara

schedule12:01 - 7 Qershor, 2020

schedule 12:01 - 7 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë në Kurbin ku ka folur në lidhje me marrëveshjen e mbyllur të Reformës Zgjedhore.

Kreu i shtetit në fjalën e tij është shprehur se në lidhje me këtë vendim është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, dhe se do kishte pasoja nëse reforma do ishte e njëanshme.

Mendoj se ështe hedhur nje hap i rëndesishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marrëveshje midis palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe më thelbësore, por sidoqoftë fakti që kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive. Po të kemi parasysh se cilat do ishin pasojat e menjëhershme të kalimit të njëanshëm të një Refome zgjedhore. Do të radikalozohej situata e brendshme, do ishte e tepër për këtë popull me probleme të shumta. Është hedhur një hap i rëndësishme përpara,” është shprehur Meta.

Deklaratat e kreut të shtetit janë bërë  nga Laçi ku ka vlerësuar  Famullinë e Shën Mhillit me Dekoratën “Nënë Tereza”.

Presidenti Meta ka shprehur mirënjohje të thellë për Arqipeshkvin metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo dhe të gjithë udhëheqësit e bashkësive tona fetare për mesazhet e mençura dhe shpresëdhënëse, veçanërisht për edukimin e fëmijëve dhe rinisë për mbrojtjen e vlerave të familjes.

Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në meshën e shenjtë të së dielës në Kishën e Shën Mhillit në Laç. Falenderim e mirënjohje të thellë për Arqipeshkvin metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo dhe të gjithë udhëheqësit e bashkësive tona fetare për mesazhet e mençura dhe shpresëdhënëse, veçanërisht për edukimin e fëmijëve dhe rinisë, duke i udhëhequr ata drejt rëndësisë së mbrojtjes së vlerave të familjes, larg veseve, të duan vendin dhe të tjerët, duke i nxitur të rriten e të ecin drejt vlerave më të mira njerëzore. Në momentet më kritike të vendit kleri shqiptar ka bërë thirrje për paqe dhe vëlla-dashje, dhe atë që politika ka tentuar ta përçajë besimi e ka ruajtur të bashkuar”, është shprehur Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!