Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zgjedhorja” dhe vota e emigrantëve, Bledi Çuçi: Duhet vullnet politik. Opozita në kundërshtim me draftet e saj

schedule20:55 - 12 Shkurt, 2024

schedule 20:55 - 12 Shkurt, 2024

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, kreu i grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi u shpreh se për një Reformë Zgjedhore patjetër që duhen votat, por shtoi se Shqipëria nuk do të ngelet pa zgjedhje.

Ndërsa për votën e emigrantëve, sipas Bledi Çuçit dy janë kushtet e rëndësishme, e para është vullneti dhe e dyta është regjistri.

“Për të shkuar në një reformë zgjedhore padiskutim që duhen votat. Gjykata Kushtetuese nuk ka imponuar reformë zgjedhore. Sot Gjykata Kushtetuese ka thënë që kjo formula nuk bën, por në kushtetutë kemi parimin e listave të hapura që mund të zbatohet drejtpërdrejt në zgjedhje politike. Asnjëherë nuk ngelet vakum, Kodi Zgjedhor është i zbatueshëm sot. Zoti Celibashi ka dhënë një opinion të tij, nuk merr vendime për këto gjëra. Ne jemi gati për të bërë një formulë, por si mund ta bëj një kundërshtar politik të ulet mezor? Ai ka kërkesa sepse ashtu e mendon. Edhe ne kemi kërkesat tona në lidhje me sistemin zgjedhore. Ky është një oreks politik i një force politike. Ne flasim për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme me një kod që është në fuqi, por që ka një lloj zbrazëtie dhe këtë zbrazëti e mbush Kushtetuta. Një gjë të jeni të sigurt, Shqipëria nuk mund të ngelet pa zgjedhje. Ne 84 vota po i gjetëm e zgjidhim ngërçin Kushtetues, në politikë jemi për të dhënë zgjidhje. Ky është proces politik, unë po flas në parim. Sa i përket votës së emigrantëve është një çështje që do një vullnet politik, ne e kemi formulën tonë dhe e kemi bërë të qartë se si shkohet drejt sigurimit të votës së emigrantë, me postë me deklarimin e vet të personave që janë rezident jashtë Shqipërisë, krijohet regjistri dhe këta persona janë dhe votojnë me postë dhe i çohet me postë. E kanë pothuajse të gjitha vendet. Këtu ka nevojë për vullnetin politik, ne e kemi treguar që e kemi shkruar si ide edhe si akt gati për tu miratuar, por nuk është miratuar sepse duhet vullneti politik. Emigrantët janë kontribues shumë të rëndësishëm të ekonomisë tonë dhe nuk mund t’i mohojmë të drejtën të zgjedhin. Çfarë vullneti ka opozita kur s’ke me kë të flasësh, vjen njëri sjell një draft, ja sjell vetes vetës me postë. Ata janë në kundërshtim me draftin e tyre. Dy kushtet e rëndësishme për votën e emigrantëve e para është vullneti dhe e dyta është regjistri. Por duan kohën e vet sepse lidhet edhe me vullnetin e njerëzve që duan të marrin pjesë”, tha ndër të tjera Bledi Çuçi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!