Anëtarja e Kryesisë së Nismës Social Demokrate, njëherësh kandidate për deputete, Xhevahire Izmaku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka mbajtur premtimet.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Izmaku u shpreh se Kurti po përdor retorikë jo etike në fushatë.
Izmaku shtoi se në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt, synojnë 100 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Fushata ka filluar para dy javësh, jemi në pikun e fushatës. Nga partia në pushtet, nuk kemi parë program. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë parë, por vetëm një gjuhë urrejtjeje. E çuditshme, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Po flas për një kryeministër vendi, duhet të prezantonte projektet që duhet të kishte realizuar këtë 4-vjeçar. Besoj se për shkak se nuk realizoi premtimet, po bën drama, një fjalor jo etik që i drejtohet elektoratit tjetër që nuk e ka votuar. Kolaicioni ynë synon të paktën 100 mijë vota. Presim të kemi numër të madh deputetësh. Kemi dalë me një program shumë të mirë”, theksoi ajo./abcnews.al