Zgjedhjet vendore, Mediu: S’ka bojkot, vetëm pjesëmarrje

schedule21:19 - 21 Janar, 2019

schedule 21:19 - 21 Janar, 2019

E ndërsa na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendore, i ftuar në “Byro Politike”, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se është i shqetësuar.

“Të gjithë jemi të shqetëasuar përsa i përket procesit zgjedhor. Elementi i parë që mund manipulimin zgjedhor është pjesëmarrja masive. Sa më shumë ap më pak ka mundësi për manipulim. Opozita këtu duhet të hapi marrëdhëniet e veta ku të ketë një sistem të hapur me lista të hapura. Kjo do ta minimizonte efektin e manipulimit të zgjedhjeve”.

Më tej, ai ka komentuar nismën që do të marrë opozita për të hyrë në zgjedhje pa Ramën, ku kanë paralajmëruar për nisjen e protestave popullore.

“Peshku qelbet nga koka. Duke hequr atë kokë të qelbur mendoj se do jetë më e lehtë.  Nëse opozita do t’i hapë dyer për të gjithë partnerët opozitar atëherë lufta do të ishte më e lehtë. Gjykimi im është qe ne duhet të ulemi si opozitë për të zgjidhur çështjet e vështira dhe jo çështjet e lehta”.

Më tej Mediu ka folur për diskutimet që bëhen në radhë të partive opozitare, ku ai vetë është shprehur kurdër bojkotit të zgjedhjeve.

“PD ka dalë me idenë e menaxhimit të fushatës nga buxheti. Kam një javë që diskutoj me Bylykbashin dhe Bashën dhe ne do e tregojmë qëndrimin tonë në gjithë këtë proces. Ky është një proces i cili nuk mund të ndalojë.  Opozita ka si qëllim zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne duhet që t’i garantojmë këto zgjedhje me pjesëmarrje në zgjedhjet lokale. Ajo që duhet evituar është shmangia e ndarjeve territoriale brenda partive opozitare. Duhet një trup që duhet të gëzojë besimin e gjithë partive politike opozitare.  Opozita po kërkon që zgjedhjet të jenë të përbashkëta”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!