Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith pak muaj para zgjedhjeve të 14 Majit. Ka qenë Celibashi që ka bërë me dije lajmin teksa ka ka zbuluar detaje nga takimi përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale.
“Zgjedhjet Vendore #14MAJ2023 në Shqipëri nën vëmendjen e duhur nga Mbretëria e Bashkuar.
Me Ambasadorin e British Embassy Tirana – SHTZ Alastair King-Smith patëm një bisedë mjaft konstruktive me fokus tek përgatitjet e procesit zgjedhor të ardhshëm dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin. Bashkëbiseduam mbi përgjegjshmërinë dhe transparencën e KQZ Shqiperi, procesin e verifikimit të kandidatëve, shmangien e përfshirjes së burimeve shtetërore në zgjedhje, rolin e medias në procesin zgjedhor, mbrojtjen e administratës nga influencimi i votës, si edhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhësve.
I theksova Ambasadorit King-Smith vijimin e propozimeve të KQZ ndaj Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu e falenderova Ambasadorin Britanik dhe Qeverinë e tij për ndihmën e vazhdueshme ndaj KQZ dhe dedikimin e tij për rritjen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj institucionit qendror të zgjedhjeve.”, shkruan Celibashi.
/abcnews.al