Zgjedhjet vendore/ Begaj takim me drejtues institucionesh dhe diplomatë

schedule10:17 - 13 Prill, 2023

schedule 10:17 - 13 Prill, 2023

Vetëm 24 orë para se fushata zgjedhore të hapet, presidenti Bajram Begaj ka vendosur që të thërrasë në një tryezë të gjithë drejtuesit e institucioneve që janë të përfshirë në organizimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Takimi mes tyre pritet që të nisë në orën 11:00.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se ftesa i është dërguar KQZ, kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, anëtarëve rregullatorë dhe KAS. Gjithashtu presidenti ka ftuar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku si edhe shefen e misionit të ODIHR, Audrey Glover.

Glover do të jetë sërish vëzhguesja ndërkombëtare e procesit zgjedhor. Të pranishëm do të jenë edhe diplomatë, që shpeshherë bëjnë mesazhe drejtuar politikës për një proces që duhet të përmbushë standartet edhe pritshmëritë e qytetarëve, raportoi gazetarja Erneta Shevroja.

“Siç kemi mësuar, përmes kësaj tryeze, presidenti do të kërkojë që të gjitha institucionet të zbatojnë me përpikmëri dhe përgjegjësi të madhe të gjitha rregullat që janë të shkruara për institucionet përkatëse. Nga KQZ, do të kërkojë një organizim të rregullt sa i përket zgjedhjeve lokale. Nga ana e vëshguesve ndërkombëtarë do të kërkojë që të paraqiten të gjitha problematikat”, raportoi gazetarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!