Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në kuadër të afrimit të zgjedhjeve të 25 prilli, ka zhvilluar ditën e sotme një takim online më krerët e misionit të BE në Shqipëri.
Soreca tha se 50 ekipe nga BE do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit si në qendrat e votimit dhe në procesin e numërimit.
“U takuan sërish sot krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri për të përfunduar përgatitjet për zgjedhjet e së Dielës më 25 Prill. Trupi diplomatik i BE do të vendosë 50 ekipe vëzhguese në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të qëndrojnë aty gjatë procedurave të votimit dhe numërimit, në mbështetje të OSCE/ODIHR”, shkruan Soreca.
Prej disa ditësh, prezenca ndërkombëtare në vendin tonë ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë dhe të mos pranojnë që të shesin votën e tyre. E.L/abcnews.al/