“Zgjedhjet s’i njeh dhe bëhet gati për tur nëpër Shqipëri”, Ristani ka një pyetje për Bashën

schedule18:17 - 4 Maj, 2021

schedule 18:17 - 4 Maj, 2021

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani nuk lëviz nga qëndrimi që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.

Kryedemokrati tha se zgjedhjet e 25 Prillit nuk i njeh pasi sipas tij u manipuluan dhe se hapi i radhës do të jetë një tur nëpër Shqipëri të mbledhë provat e asaj që ai e quan masakër elektorale.

Pikërisht për këto dy deklarime të liderit të PD-së, Arben Ristani ngre pyetjen  nëse qëndrojnë.

“A qendrojne njera pas tjetres keto dy deklarime?

  1. Zgjedhjet nuk i njoh se jane te manipuluara.
  2. Do bej nje tur neper Shqiperi te mbledh provat e manipulimit” shkruan ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!