Në KZAZ nr.91 të Bashkisë Sarandë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit.
ABC News ka siguruar pamje nga shpërndarja e materialeve zgjehdore në QV 4681/01 në Ksamil.
Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare. Me Partinë Socialiste që kërkon një mandat të katërt dhe një opozitë të ndarë mes Partisë Demokratike dhe forcave të tjera më të vogla, këto zgjedhje shihen si një moment vendimtar për rrugën demokratike të Shqipërisë, angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe aspiratën e saj të gjatë drejt Bashkimit Europian.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament, për herë të parë voton edhe diaspora. /abcnews.al