Zgjedhjet presidenciale, Trump paralajmëron se do të ndalojë votimin me postë

schedule15:36 - 4 Gusht, 2020

schedule 15:36 - 4 Gusht, 2020

Në zgjedhjet presidenciale amerikane të muajit nëntor, pritet që një pjesë e mirë e njerëzve të votojnë nëpërmjet postës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Por presidenti amerikan Trump paralajmëroi se nuk do e lejojë një gjë të tillë pasi do të ishte njësoj me vjedhjen e votave.

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi sërish votimin me postë në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Sipas tij postat nuk janë përgatitur për një proces të tillë.

Ai theksoi se ka të drejtë të firmosë një urdhër ekzekutiv për votimin me postë por ende nuk e ka bërë. Presidenti amerikan ka nisur një ofensivë të vërtetë kundër votimit me postë duke thënë se është njësoj si të vjedhësh vota.

Kreu i shtëpisë së bardhë me anë të një mesazhi në Twitter paralajmëroi se do të çojë në gjyq shtetin e Nevadës pas miratimit të ligjit të ri që lejon votimin me postë për shkak të pandemisë së koronavirus.

Ndërsa për sa i përket blerjes së mundshme të Tik Tok nga Microsoft, presidenti amerikan gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë u shpreh se Kina ose sipërmarrja e themeluar nga Bill Gate duhet të paguajë një përqindje të madhe Thesarit amerikan për këtë operacion.

Trump tha se pa dhënë dritën e gjelbër administrata e tij, operacioni nuk do të ishte i mundur  Por Pekini reagoi duke thënë se Kina nuk do të lejojë në asnjë mënyrë vjedhjen e TikTok./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!