Zgjedhjet presidenciale të gjysëm mandatit në Argjentinë

schedule22:58 - 23 Tetor, 2017

schedule 22:58 - 23 Tetor, 2017

Në zgjedhjet presidenciale të gjysëm mandatit në Argjentinë, Maurisio Makri ka rritur një fitore shumë bindëse duke vënë në vështirësi serioze ish presidenten Kirshner.

Argjentina ka zgjedhur kthesën. Maurisio Makri është fituesi absolut i zgjedhjeve presidenciale të pjesshme të së dielës, duke shënuar njëkohësisht dhe një humbje të qartë të ish presidentes Kristina Kirshner. Argjentinasit votuan për rinovimin e një të tretës së senatit, 24 vende dhe gjysmën e deputetëve në parlament, 127. Në kundërshtim me atë që parashikonin sondazhet Macri mund të rikandidojë i qetë për një mandat të dytë pas dy vjetësh.
Rezultatet e fituara nga partia e Makrit, “Të ndryshojmë”, dhe aleatët e saj, janë më të mira se ato të arritura në zgjedhjet paraprake të 13 gushtit. Analistët e kanë konsideruar fitoren e Macrit si një rezultat që nuk ishte arritur në vend që nga 1985 në kohën e Raul Alfonsin.
Duke u bazuar në këto të dhëna, ndryshon dhe mazhoranca në parlament, pasi dhe pse nuk ka një kuorum partiaa e presidentit është përforcuar ndjeshëm. Macri në këtë mënyrë mund të miratojë një seri reformash strukturore që ka premtuar që në 2015-ën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!