Zgjedhjet presidenciale serbe, Kusari-Lila: Kosova vepron njësoj, s’ka kthim prapa

schedule12:34 - 24 Janar, 2022

schedule 12:34 - 24 Janar, 2022

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka paralajmëruar se Kosova do ta ndjekë praktikën e moslejimit të referendumit serb edhe në rastin e zgjedhjeve presidenciale serbe, që janë parashikuar të mbahen më 3 prill.

Kusari-Lila tha se Kosova duhet ta aplikojë funksionimin e saj si shtet normal, duke ua garantuar qytetarëve me dy shtetësi vorimin përmes postës apo përmes zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë.

“Sa i përket zgjedhjeve presidenciale serbe më 3 prill, mendoj që ajo çfarë ndodhi me rastin e rezolutës së miratuar në Kuvend duhet të vazhdojë të aplikohet. Kosova, funksionimin e saj si shtet normal duhet ta aplikojë duke ua garantuar qytetarëve me dy shtetësi votimin përmes postës apo edhe përmes zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, por që kthim prapa në organizimin tradicional të procesit zgjedhor të Serbisë nuk ka”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila theksoi se iluzioni se Kosova është pjesë e Serbisë ka mbaruar, ndërsa shtoi se shteti e aplikon të njëjtën edhe ndaj shtetasve tjerë në Kosovë, duke përmendur turqit si shembull.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!