Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndikimi dhe qëndrimi që po mbajnë vendet e tjera

schedule08:32 - 5 Nëntor, 2020

schedule 08:32 - 5 Nëntor, 2020

Zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë ngjallur një interes global masiv, pasi rezultatet luajnë një rol kryesor në skenën botërore. Në fakt, vendimi i popullit amerikan çdo katër vjet mund të transformojë politikën e jashtme dhe qasjen ndaj bashkëpunimeve dhe armiqësive me vendet e tjera.

Kështu që nuk është çudi që vendet në të gjithë botën i kanë kushtuar vëmendje të madhe garës për Shtëpinë e Bardhë.

Për shkak të mardhënieve delikate që Kina ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zgjedhjet presidenciale janë ndjekur me një interes të madhe nga Kinezët. Të dy kandidatët në këtë garë janë zotuar të jenë të ashpër në marrëdhëniet me Pekinin. Ndërkohë mediat shtetërore Kineze që kanë ndjekur me vëmendje procesin, e kanë cilësuar situatën aktuale si të tensionuar dhe kaotike.

Transmetuesi shtetëror CCTV shfaqi një video raport që kishte ne fokus frikën e dhunës paszgjedhore. Sipas raportit ekziston një shqetësim i thellë rreth trazirave të vazhdueshme shoqërore. Ndërsa qeveria nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me zgjedhjet.

Në Rusi, kanali shtetëror televiziv i lajmeve Rossiya 24 ka ndjekur hap pas hapi procesin zgjedhor. “Ne po vazhdojmë të ndjekim çmendurinë”, tha një nga prezantuesit gjatë një emisioni.

Inteligjenca Amerikane ka akuzuar më herët Rusinë se është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 për ti dhënë fitoren Trump, një akuzë që Moska e ka mohuar vazhdimisht.

Këto pretendime janë bërë pjesë e batutave mes dy prezantuesve të televizionit publik të cilët ironizuan duke thënë se disa persona do dalin në përfundimin se Rusia ka shpallur sërish Trumpin fitues. Nga qeveria Ruse nuk ka patur akoma asnjë reagim zyrtarë.

Ndërkohë analisti politik pro-Kremlinit, Vyacheslav Nikonov bëri në një postim në facebook se kushdo që ta fitojë betejën, gjysma e amerikanëve nuk do t’a konsiderojë atë president të ligjshëm prandaj na duhen shumë kokoshka.

Në Gjermani , ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer paralajmëroi se SHBA po përballej me një situatë shumë shpërthyese. Ajo tha se Presidenti Trump, i cili është zotuar të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykata, rrezikoi të shkaktojë një krizë kushtetuese.

Sipas sondazheve Presidenti Trump i cili dikur pretendonte se kishte magjepsur Kancelaren Angela Merkel mbetet jopopullor në Gjermani.  Ndërsa në Francë, zyrtarët morën një ton tjetër duke minimizuar rëndësinë e zgjedhjeve.

Le të mos bëhemi fëmijë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë një partner miqësor me shtetet europiane, tha Ministri i Financave Bruno Le Maire për Radio Classique. Sipas tij pavarësisht se kush e fiton garën fakti që kontinenti Amerikan është shkëputur nga kontinenti Europian nuk do të ndryshojë.

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, pavarësisht kërkesës së zyrtarëve të Mbretërisë së Bashkuar për të qenë të kujdesshëm, ka shprehur vazhdimisht në Twitter mbështetjen e tij për presidentin aktual.

Ndërkohë, mediat e Amerikës Latine, evidentuan veçanërisht suksesin e Donald Trump në Florida, i cili u rrit nga mbështetja e votuesve latinë. Ata kanë transmetuar qëndrimet pro-qeveritare të qytetarëve të cilët shprehen se ata do të jenë të sigurt nga qeverisja e republikanëve.

Teksa numërimi i votave është drejt përfundimit, kandidati demokrat Joe Biden po kryeson garën me një rezultat të ngushtë ndaj atij republikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!