Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen sot zgjedhjet presidenciale. Qytetarët amerikanë do të zgjedhin mes republikanit, Donald Trump i cili garon për një mandat të dytë dhe demokratit Joe Biden.
Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e procesit të votimit, pyetja është: Kur do të kemi një rezultat?
Rezultati zakonisht publikohet natën e zgjedhjeve, kur zakonisht ka mjaft vota për të konfirmuar një fitues.
Në vitin 2016, Donald Trump u ngjit në skenën në Neë York rreth orës 03:00 me kohën lokale për të mbajtur fjalimin e tij të fitores përpara një turme mbështetësish të gëzueshëm.
Por është e rëndësishme të mbahet mend se ky është një vit si asnjë tjetër, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Zyrtarët tashmë po paralajmërojnë se mund të duhet të presim më gjatë, ndoshta ditë, madje javë, për rezultatin këtë vit për shkak të një rritjeje të fletëvotimeve postare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Herën e fundit që rezultati nuk ishte i qartë brenda pak orësh ishte në vitin 2000, kur fituesi nuk u konfirmua derisa të merrej një vendim i Gjykatës Supreme një muaj më vonë. g.v/abcnews.al