Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden dhe Trump në kërkim të shteteve të lëkundura

schedule13:13 - 2 Nëntor, 2020

schedule 13:13 - 2 Nëntor, 2020

Donald Trump dhe Joe Biden kanë udhëtuar në të gjithë vendin ndërsa gara e zgjedhjeve në SHBA ka hyrë në orët e saj të fundit, raporton BBC.

Presidenti republikan Trump, 74 vjeç, vizitoi pesë shtete kryesore ndërsa sfiduesi i tij demokrat 77-vjeçar foli nga Pensilvania, ku gara gjithashtu duket e ngushtë.

Biden, një ish-nënkryetar, ka një epërsi kombëtare në sondazhet e fundit përpara zgjedhjeve të së martës. Por përparësia e tij është më e ngushtë në shtetet kryesore të cilat mund të vendosin rezultatin.

Më shumë se 90 milion njerëz kanë votuar, pjesëmarrja më e madhe në një shekull. Për t’u zgjedhur president i SHBA-së, një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota në atë që quhet kolegj elektoral.

Ky sistem shpjegon pse ekziston mundësia që një kandidat të fitojë më shumë vota në shkallë vendi – siç ndodhi me Hillary Clinton në 2016 – por prapë të humbasë zgjedhjet.

Votimi i së martës vjen mes pandemisë të koronavirusit. SHBA-ja ka regjistruar më shumë raste dhe më shumë viktima se çdo vend tjetër në të gjithë botën, duke raportuar më shumë se 81,000 raste të reja vetëm të dielën.

Ku janë përqendruar më tepër të dy kandidatët?

Presidenti Trump zhvilloi fushata të shumta të Dielën, duke mbajtur tubime në Iowa, Michigan, Karolina Veriore dhe Georgia, dhe më vonë në Florida.

Në Michigan, Trump u mburr duke deklaruar se gjatë udhëheqjes të tij industria e prodhimit të makinave në shtet ishte ringjallur.

“Ekonomia tani po rritet me ritmin më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë,” pretendoi ai.

Ekonomia amerikane pa një rritje rekord prej 33% në tremujorin e tretë e këtij viti, pas një tkurrje rekord prej 31% në të dytin. Por ekonomistët paralajmërojnë dëmin e shkaktuar nga pandemia – rënia më e madhe në ekonominë amerikane në më shumë se 80 vite, transmeton abcnews.al

Në një tubim  në Iowa, Trump premtoi se kufijtë do të ishin të sigurt dhe siguroi se do të këtë më shumë gjyqtarë konservatorë në gjykata.

Duke folur rreth Covid-19, ai u tha mbështetësve se kishin një zgjedhje midis një “bllokimi vdekjeprurës të Biden” ose “një vaksine të sigurt që i jep fund pandemisë”.

Ndërkohë, Biden zhvilloi një fushatë në Pensilvani, vendlindjen e tij dhe një shtet tjetër kyç.

Në një tubim në Filadelfia, Biden iu drejtua komunitetit me ngjyrë të qytetit, duke u zotuar se do të zhdukte “racizmin sistematik” në SHBA dhe kritikoi menaxhimin e presidentit Trump ndaj pandemisë – që ka prekur në mënyrë disproporcionale afro-amerikanët.

Biden më parë u kërkoi të votoni latinëve më anë të një statusi në  spanjisht, duke folur për ndarjen e familjeve emigrantë në kufi dhe “indiferencën” e Trump ndaj vuajtjeve të Porto Rikos pasi Uragani Maria goditi vendin në  2017.

A do të shpallet fituesi natën e zgjedhjeve siç ka ndodhur zakonisht?

Mund të duhen disa ditë që të numërohet çdo fletë votimi pas çdo zgjedhje presidenciale në SHBA, por zakonisht është e qartë se kush është fituesi që në orët e para të mëngjesit.

Në vitin 2016, Donald Trump foli nga New York rreth orës 03:00 me kohën lokale duke mbajtur fjalimin e tij të fitores para një turme mbështetësish.

Zyrtarët tashmë kanë paralajmëruar se mund të duhet të presim më gjatë – ndoshta ditë, madje javë – për rezultatin. Herën e fundit që rezultati nuk ishte i qartë brenda pak orësh ishte në vitin 2000, kur fituesi nuk u konfirmua deri në një vendim të  Gjykatës së Lartë, një muaj më vonë.

Shtete të ndryshme kanë rregulla të ndryshme se si – dhe kur – do të numërojnë fletët e votimit postar, që do të thotë se do të ketë boshllëqe të mëdha midis tyre për sa i përket raportimit të rezultateve. Në disa shtete do të duhen javë për të marrë rezultatet, transmeton abcnews.al

Të dielën, një raport nga faqja e lajmeve Axios tha se Trump do të shpallte fitoren të martën në mbrëmje nëse do të kryesonte në rezultatet.

Por Trump mohoi zërat, dhe tha se numërimi i fletëve të votimit pas ditës së zgjedhjeve ishte një “gjë e tmerrshme”.

Ndërkohë, Biden u zotua të ndalojë “vjedhjen” e zgjedhjeve nga Trump.

Ku  ndryshojnë kandidatët nga njeri-tjetri?

Të dy rivalët kanë politika krejtësisht të ndryshme për disa çështje kryesore.

Në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, Trump ngriti një task forcë në janar për të cilën ai tha se tani ka zhvendosur fokusin te “siguria dhe rihapja e vendit”. Presidenti gjithashtu i ka dhënë përparësi zhvillimit të shpejtë të trajtimeve dhe vaksinave anti Covid, duke dhuruar 10 miliardë dollarë për  projekte të tilla.

Biden dëshiron të krijojë një program kombëtar për gjurmimin e kontakteve, të krijojë të paktën 10 qendra testimi në çdo shtet dhe të sigurojë testimin falas për të gjithë. Ai kërkon që maska të bëhet e detyrueshme në të gjithë vendin, transmeton abcnews.al

Në lidhje me ndryshimin e klimës, Trump, duke qenë shumë skeptik, ai është zotuar të tërhiqet nga Marrëveshja e Klimës në Paris. Biden nga ana tjetër ka deklaruar.

Për sa i përket ekonomisë, Trump është zotuar të krijojë 10 milion vende pune në 10 muaj, si dhe 1 milion biznese të reja të vogla. Ai dëshiron  të ulë taksat dhe t’u sigurojë kompanive kredi tatimore për t’i stimuluar ata për hapur vende të reja pune në SHBA.

Biden dëshiron të rrisë taksat për ata që fitojnë shumë por ka deklaruar se rritja do të ndikojë vetëm tek ata që fitojnë mbi 400,000 dollarë në vit. Ai mbështet ngritjen e pagës minimale federale në 15 dollarë .Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!