Pesë vite më vonë, Emanuel Maron dhe Marine Le Pen, mbrëmjen e sotme do të përballen në një debat televiziv që aktualisht është ngjarja më e rëndësishme në ditët që paraprijnë balotazhin presidencial.
Në orën 21 të mbrëmjes në TF1 dhe France 2, të dy do të sfidojnë njëri tjetrin për dy orë e gjysëm mbi temat më të rëndësishme.
Për disa aspekte, si për shembull vendosja e kandidatëve apo sa kohë kamerat do të inkuadrojnë portretin e kandidatit që dëgjon, është vendosur me short.
Debati do të hapet me temën kryesore të fushatës presidenciale të Marine Le Pen, fuqia blerëse e francezëve.
Kandidatja e cila do të jetë në anën e djathtë të ekranit, do të flasë e para. Më pas do të ndjekin tema si ajo e sigurisë, të rinjtë, aktualiteti ndërkombëtar, konkurenca, ambienti, mdoeli social ivendit dhe qeverisja.
Do të ketë një kohë të caktuar për çdo përgjigje. Në vitin 2017, e penalizuar sidomos nga temat ekonomike, hezitimi dhe pasiguri, Marine Le Pen u mund qartë në debat dhe më pa humbi zgjedhjet me 34% të votave përballë Macron me 66%. Aktualisht sondazhet japin në avantazh presidentin në largim Macron me 54-56,5% të votave kundrejt 43.5-46% të sfidueses së ekstremit të djahtë.
Prestigjozja Le Figaro, komenton debatin e pritshëm si një përballje në të cilën Emanuel Macron dhe Marine Le Pen do të përpiqen që të marrin sa më pak refuzime.
Do të jetë refuzim kundër refuzimit dhe jo projekt kundër projektit. Të dy kandidatët mishërojnë dy këndvështrime për Francën, totalisht të kundërta.
Një fakt i konfirmuar dhe nga Marine Le Pen e cila apelon: Votoni për kë të doni ju, vetëm për Macron, jo!
/abcnews.al