Zgjedhjet presidenciale, Camaj: Shqiptarët nuk mbështesin asnjë kandidat, Mali i Zi ka një qeveri në detyrë

schedule17:04 - 4 Shkurt, 2023

schedule 17:04 - 4 Shkurt, 2023

I ftuar në emisionin “Ballkan Update” të gazetares Linda Karadaku në ABC News, Nikollë Camaj u shpreh se forcat politike shqiptare në Malin e Zi nuk janë të prononcuar për asnjë kandidat.

Camaj shton se ata janë të fokusuar të zgjedhjet lokale të 5 marsit dhe se qëndrim do të mbajnë në raundin e dytë, aty kur edhe vota e tyre do të jetë vendimtare.

Në këtë moment partitë shqiptare akoma nuk janë prononcuar  për asnjë kandidat. Në jemi të prokupuar për zgjedhjet lokale të 5 marsit dhe zor se do të marrim qëndrim për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Mendoj që liderët shqiptar nuk kanë ndonjë arsye që të përkrahin dikë më shumë se dikë tjetër.

Nuk jemi të ngacmuar të merremi me fushatën e zgjedhjeve presidenciale. Unë mendoj që në raundin e dytë, shqiptarët duhet të marrin vendim, pasi vota jonë do të jetë vendimtare”, u shpreh Camaj.

Sa i përket qeverisë aktuale në detyrë në Malin e Zi e cila udhëhiqet nga Dritan Abazovic, Camaj tha se ajo ësshtë një qeveri në detyrë dhe jo qeveri teknike dhe do të vazhdojë të jetë në detyrë përderisa ka buxhet dhe parlamenti nuk mund ta shkarkojë.

Në lidhje me Gjukanoviç dhe partinë që ai drejton, Camaj theksoi se nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë vetë në krye të partisë në zgjedhjet e ardhshme, apo do të vendosë një emër të ri.

Më tej Camaj shtoi se si Gjukanovic dhe partia e tij janë në perëndim.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!