Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet presidenciale amerikane, O’Rourke shpall kandidaturën e tij

schedule12:00 - 14 Mars, 2019

schedule 12:00 - 14 Mars, 2019

Politikani demokrat Beto O’Rourke, është kandidati i radhës në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2020-n. Ai konfirmoi sfidën ndaj kreut  të Shtëpisë së Bardhë Trump nga qyteti teksan El Paso.

Beto O’Rourke kandidohet për zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-s. Sipas deklaratave të tij për një televizion lokal në qytetin e tij teksan El Paso, konfirmimi zyrtar do të bëhet para mbërritjes së tij në Ajoua, shtet që shënon hapjen e sezonit për zgjedhjet paraprake presidenciale. Duke konfirmuar sfidën ndaj presidentit Donald Trump, ai u shpreh se ishte shumë i lumtur me atë që El Paso përfaqëson.

Vendimi përflitej prej kohësh, por politikani demokrat nuk kishte deklaruar ende asgë. Por emri i O’Rourke u bë i njohur fillimisht në sfidën ndaj senatorit Ted Kruz. Një sfidë që përfundoi keq pasi O’Rourke humbi në zgjedhjet paraprake për vetëm 3 përqind. Por dështimi në Teksas është në kontrast me suksesin që ai ka në shkallë kombëtare pasi ka marrë mbështetjen e miliona amerikanëve. Ai bëri të ditur për gazetarët se kishte marrë urime dhe nga ish-presidenti demokrat Barack Obama.

O’Rourke futet në garë për t’u përballur me një ushtri të tërë kandidatësh demokratë si Kamala Harris, Kori Buker, Berni Senders dhe Elizabet Uoren. Apelit i mungon Joe Biden, i cili pritet të konfirmojë kandidaturën e tij brenda një kohe të shkurtër. Një nga problemet me të cilat duhet përballet Beto, të cilin e ka pranuar dhe vetë, është të qënurit një burrë dhe i bardhë në një parti demokratike që kërkon diversitetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!