ZGJEDHJET / Polonia shkon në balotazh, shpresë për ata që duan Europën

schedule12:52 - 29 Qershor, 2020

schedule 12:52 - 29 Qershor, 2020

Me një pjesëmarrje të madhe në votime presidenti në largim i Polonisë Duda, është i  pari me 41.8 për qind të votave. Por kundërshtari i tij, liberal konservatori Traskovski ka marrë 30.8 për qind .

Liberalët polakë shpresojnë në një kthesë duke pasur parasysh se pjesëmarrja në votime ishte mbi mesataren. Balotazhi do të jetë pas dy javësh dhe Traskovski mund të mbështetet tek votat e shumë kandidatëve liberalë të cilët humbën të dielën. Por në të njëjtën kohë është dhe frika e presioneve apo miratimit të ligjeve të jashtëzakonshme nga ana e partisë në pushtet që mbështet presidentin Duda. Partia sovraniste, euroskeptike, homophobe dhe anti europiane është në pushtet që nga viti 2015.

Analistë ndërkombëtarë janë të bindur se me ndryshimin e presidentit vendi do të bënte një hap të madh para drejt një Europe normale, pasi Polonia tashmë duhet të zgjedhë mes Angela Merkel dhe Marine Le Pen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!