Zgjedhjet për President në FFK, Duka: Futbolli kosovar është zhvilluar shumë

schedule12:07 - 6 Prill, 2022

schedule 12:07 - 6 Prill, 2022

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për Pesident të Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilat po mbahen në ambientet e FFK-së, teksa Agim Ademi është kandidati i vetëm.

Në këto zgjedhje i pranishëm është edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili mbajti edhe një fjalim të shkurtër. Kreu i FSHF-së theksoi se futbolli kosovarë është rritur shumë

“Është një nder për mua që të jem i pranishëm me disa figura të njohura të sportit në Kosovës, po ashtu edhe me përfaqësuesit e dërguar nga FIFA dhe UEFA”, ka thënë fillimisht Duka.

“Dua t’i përshëndes të dërguarit e presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, që shumë shpejtë pritet ta vizitojë Kosovën për t’i parë nga afër zhvillimet në infrastrukturë”.

“FFK është një organizatë që mund t’i menaxhojë shumë mirë të gjitha projektet në futbollin në Kosovës, pasi nën menaxhimin e presidentit Agim Ademi janë bërë të munduar edhe zhvillimi i disa fushave, siç është ajo në Hajvali”, ka theksuar Duka. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!