Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

schedule14:42 - 14 Janar, 2024

schedule 14:42 - 14 Janar, 2024

Ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet në Iowa, ku sipas sondazheve deri më tani, Donald Trump kryeson ndaj rivalëve të tij Nikki Haley Ron Desantis.

Sipas sondazhit, Trump kryeson me 48% të votave, ish guvernatorja e  Karolinës së Jugut, Haley, është në vendin e dytë me 20%, e ndjekur nga guvernatori i Floridës, Ron Desantis me 16%.

Një fitore në Iowa do të ishte një hap i madh për 77-vjeçarin Trump për të siguruar zgjedhjet nga republikanët. Më pas, ai do të përballet me presidentin aktual demokrat Joe Biden.

Do të ishte një shenjë se shumë republikanë janë të gatshëm të lënë menjëanë problemet ligjore në rritje dhe retorikën nxitëse të Trump.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!