Sekretari për Media, Alfred Peza ka folur për përfundimin e procesit të votimit për Delegatët e Kongresit.
Peza sshprehet se sot u testua për herë të parë votimi elektronik dhe ai online.
“Sot ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në vend. U testua për herë ta parë votimi elektronik dhe ai online. Nëse ka anëtarë që nuk kanë votuar ende, do të ketë mundësinë që të votojnë edhe pas orarit zyrtar”, tha Peza.
Peza tha se kjo është një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në vend, do votohet edhe pas orarit zyrtar nëse ka anëtarë, ndërkohë që Peza theksoi se 47% e kandidatëve për delegaatë janë gra dhe vajza./abcnews.al