Sovranistët në Suedi kanë marrë 17.6 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës ndërsa socialdemokratët kanë shënuar rekordin më negativ në historinë e tyre. Por rezultatet përfundimtare nuk do të publikohen deri të mërkurën.
Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, deklaroi se dëshiron të qëndrojë ende në postin e tij, pas zgjedhjeve që shënuan rekordin më negativ në historinë e socialdemokratëve. Kreu i qeverisë i bëri apel për dialog qendrës së djathtë për të krijuar një ekzekutiv të fortë, i aftë për të ndaluar ekstremistët. Një skenar që për momentin duket i parealizueshëm, me liderin e qendrës së djathtë Kristerson i cili kërkon që Lofven tashmë duhet të largohet nga skena
Ky i fundit reagoi duke thënë se rezultati i zgjedhjeve nuk është ende i qartë dhe për secilën palë duhen aleanca për krijimin e një mazhorance. Ai theksoi se tahsmë u takon partive të bashkëpunojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe se një parti me rrënjë naziste nuk do të mund të ofrojë asnjëherë diçka të përgjegjshme.
Ndërkohë Kristersson këmbënguli para mbështetësve të tij se është në pritje të mandatit për të krijuar qeverinë e re. Sipas tij aleanca e opozitës është më e madhe dhe qeveria aktuale duhet ta pranojë. Ai theksoi se ka fituar raundin e parë për krijimin e ekzekutivit të ri. Para zgjedhjeve të dy blloqet kishin premtuar se nuk do të bënin aleancë me të djathtën anti emigrant.
Nuk ishte një stuhi ashtu si shpresonin sovranistët, por pak orë pas mbyljes së votimeve, të dhënat e para kanë shkaktuar efektet e para. Edhe pse me përqindje më të lartë dy blloqet tradicionale soacialdemokratët dhe qendra e djathtë janë të detyruar të dialogojnë për të krijuar një qeveri. Por 17.6 për qind e votave të marar nga esktremi i djathtë nuk është rezultati ky shpresonte lideri i partisë anti emigrant Xhimi Akeson. Ai shpresonte të merrte deri në 20 për qind të votave.
Por me 62 vendet e fituara në parlament partia e tij ka mundësi të trondisë politikën suedeze dhe të gjithë Bashkimin Europian.
Por rezultatet përfundimtare nuk do të publikohen deri të mërkurën pas numërimit të 200 mijë votave të suedezëve që jetojnë jashtë vendit. Socialdemokratët në pushtet deri tani mund të marrin një vend më shumë në parlament duke e çuar numrin në 1044, ndërsa opozita konservatore në 143. Por asnjeri prej tyre nuk i afrohet pragut prej 349 vendesh, 50 për qind të vendeve, në mënyrë që të krijojë qeverinë. /abcnews.al