Zgjedhjet parlamentare në Francë, Macron fiton “një grusht” votash në raundin e parë

schedule07:17 - 13 Qershor, 2022

schedule 07:17 - 13 Qershor, 2022

Partia e Emannuel Macron ka zënë vendin e parë në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan dje të dielën në Francë, por vetëm me një grusht votash.

Sipas vlerësimeve, të cilat u bënë të ditura në orët e para të ditës së sotme, fraksioni i mazhorancës presidenciale duket se ka mbledhur rreth 20 mijë vota më shumë se “Bashkimi Popullor” i liderit të së majtës franceze Jean-Luc Melanson. Më konkretisht, koalicioni i Macron ka mbledhur 25,75% të votave kundrejt 25,66% të të majtës.

Megjithatë, më shumë se një në dy votues (midis 52% dhe 53% e popullsisë) nuk shkuan në qendrat e votimit të dielën, një rekord i ri që nënvizon  indiferencën franceze ndaj  një votimi që u la në hije nga zgjedhjet presidenciale.

“E vërteta është se partia presidenciale ka humbur,” tha Jean-Luc Melanson të dielën mbrëma, duke u bërë thirrje forcave të tij që të “shpërthejnë” në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Megjithatë, Melanson mund të ndikohet nga mungesa e një grupi votash në raundin e dytë dhe abstenimi i fortë i regjistruar veçanërisht tek të rinjtë dhe klasa punëtore, sipas ekspertëve. /abcnews.al