Gara për Rektor, por edhe për anëtarët e senatit, në Universitetin e Tiranës është hapur javën e parë të muajit prill dhe do të mbyllet më 8 maj.
Në Universitetin e Tiranës kandidat për rektor është regjistruar Prof.Dr Artan Hoxha, aktualisht Dekan i Fakultetit të Drejtësisë. Për “Anëtar Senati” kanë aplikuar profesorë nga Shkencat e Natyrës, Shkencat Sociale, Gjuhët e Huaja, Ekonomiku.
Ndërkohë aplikimi vijon normalisht për Dekan dhe për Shefat e Departamenteve në 5 fakultete, në Fakultetin e Drejtësisë, Ekonomisë, Shkencave Sociale, Histori-Filologjisë, Gjuhëve të Huaja.