Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka reaguar pas fitores së Koalicionit të partive shqiptare në Tuz të Malit të Zi. Në një mesazh në Tuiter mëngjesin e sotëm, Ministri Cakaj shkruan:
“Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve”.
Më tej ministri në detyrë Gent Cakaj, i përcjell urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik të arritur në zgjedhjet e djeshme.
Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar koalicionin shqiptar për fitoren në zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi.
“Fitorja në Tuz është fitore mbarëshqiptare”,- shkruan Thaçi në Facebook. “Kjo është dëshmia më e freskët se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali.Urime!”- përfundon mesazhi i Thaçit. /abcnews.al