Zgjedhjet në Turqi/ Panik dhe përleshje në një qendër votimi në Holandë

schedule14:17 - 8 Maj, 2023

schedule 14:17 - 8 Maj, 2023

Dhjetra oficerë policie ndërhynë të dielën mbrëma, për t’i dhënë fund një përleshje në një qendër votimi në Amsterdam nga votuesit turko-holandezë që mund të votojnë paraprakisht për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë  më 14 maj.

Mediat holandeze transmetuan sot imazhe që tregojnë një numër të madh oficerësh policie, disa të veshur me veshje kundër trazirave ose të shoqëruar nga qen, duke u përpjekur të ndajnë dy palët rivale.


Përleshja, në prag të zgjedhjeve turke, shpërtheu mbrëmë pak para mbylljes së qendrës së votimit  pas një sherri mes përfaqësuesve të palëve kundërshtare. Sipas një dëshmitari okular, “ka pasur të bërtitura, panik dhe kaos”. Situata u qetësua pak orë më vonë.

Komuniteti turko-holandez në Holandë ka rreth 400,000 anëtarë, shumica e tyre pasardhës të punëtorëve që emigruan në Europë në vitet 1960/70. Presidenti 69-vjeçar turk Rexhep Tajip Erdogan përballet më 14 maj me zgjedhjet më të pasigurta që kur erdhi në pushtet, pasi ai përballet me një front të bashkuar opozitar për herë të parë në 20 vite  në mes të një krize në vend.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!