Zgjedhjet në Stamboll, fiton kandidati i opozitës

schedule10:35 - 24 Qershor, 2019

schedule 10:35 - 24 Qershor, 2019

Opozita turke ka rifituar Stambollin duke i dhënë një goditje të re partisë së presidentit turk, Erdogan. Kreu i shtetit e ka pranuar i pari rezultatin, duke uruar kryetarin e ri të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamollu.

Një goditje e re për Erdoan. Opozita turke ka fituar Stambollin, deri tani bastion i Partisë AKP të Presidentit. Ekrem Imamollu, 49 vjeç, figurë në ngritje në politikën turke, u zgjodh kryebashkiak duke mundur Binali Jëlldërëm, njeriun besnik të presidentit turk. Imamollu e kishte mundur dhe në zgjedhjet e 31 marsit, por partia e Erdogan kundërshtoi rezulattin duke  denoncuar parregullsitë dhe arriti të anulonte votimin.

Festime në komitetin elektoral të Ekrem Imamollu në Stamboll pas rezultateve të para të ripërsëritjes së zgjedhjeve vendore. Para mbështetësve të tij ai deklaroi se kishte fituar demokracia dhe 16 milion banorët e Stambollit: Kemi mbyllur një faqe të vjetër dhe hapëm një të re. Do të punoj pa përjashtuar asnjeri. Ora e demokracisë kishte mbetur në 31 , por tashmë ka rinisur, theksoi ai

Mbrëmjen e së dielës, ende pa përfunduar votimi, mbërritën urimet e para për Imamollu dhe nga ana e Erdogan. Me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter ai përgëzoi kryebashkiakun e ri të Stambollit duke shtuar se kishte fituar vullneti i popullit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!