Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Debati i djeshëm ishte i manipuluar

schedule15:14 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:14 - 11 Shtator, 2024

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump pretendoi pa dhënë prova, se debati mes tij dhe rivales Kamala Harris ishte “i manipuluar”.

“Ishte një marrëveshje e manipuluar, siç supozova se do të ishte, sepse ata po korrigjonin gjithçka që thashë dhe jo ato që ajo tha,” tha Trump për gazetarët e ABC që moderuan debatin.

Në të njëjtën kohë, kandidati republikan sulmoi yllin amerikan të muzikës pop Taylor Swift, e cila dje publikisht njoftoi se do të votonte për Harris.  Trump tha në mënyrë specifike se Swift do të “paguante çmimin” për mbështetjen e saj ndaj rivales të tij demokrate.

“Unë nuk kam qënë fans i Taylor Swift. Ajo gjithmonë duket se mbështet një demokrat dhe ndoshta do të paguajë çmimin për këtë në tregun muzikor,” tha ai.

/abcnews.al