Nga Natalie Sherman, BBC
Pandemia ka ndikuar në mënyrë jo proporcionale në ekonominë e të rinjve. Dhe në SHBA, ku kriza po përplaset me zgjedhjet e hidhura presidenciale, tensionet pritet të lënë gjurmë në politikën e tyre, duke zgjeruar më tej hendekun me brezat e vjetër, konservatorë.
Në janar, Joshua Boyer ishte shumë afër ‘Ëndrrës Amerikane”. 30-vjeçari po planifikonte një karrierë në punët sociale, të krijonte një familje me të fejuarën e tij prej disa vitesh dhe të blinte një shtëpi.
Pandemia ndryshoi gjithçka, tha ai.
Pesë muaj pasi ka mbaruar studimet për master, ai është i papunë, pavarësisht se ka aplikuar në rreth 300 vende pune. Këtë muaj, ndërsa mbaroi ndihma financiare që po merrte si veteran ushtarak, ai u zhvendos në familjen e të fejuarës së tij në Oregon, pasi nuk mund të paguante më qiranë.
Situata duket kaq e njohur për Joshua, i cili mbaroi shkollën e mesme në 2008, vit kur përjetoi krizën më të madhe financiare globale. Në atë kohë, ai u fut në ushtri për t’i shpëtuar peripecive me të cilat do të përballej në tregun e punës.

Shenjat që kanë mbetur nga recesioni i madh
Shqetësimet e Joshua janë të ndara.
Në SHBA, të rinjtë midis moshës 16 dhe 29 vjeç përbëjnë një të tretën e rritjes së shkallës së papunësisë midis shkurtit dhe prillit, pavarësisht se përfaqësojnë më pak se një të katërtën e fuqisë punëtore.
Që nga qershori, rreth 28% e e të rinjve të moshës 16-24-vjeçare nuk ishin as duke punuar ose në shkollë, më shumë se dyfishi i niveleve para-pandemisë, ndërsa deri në korrik, një shumicë e 18-29-vjeçarëve jetonin me prindërit e tyre për herë të parë që nga Depresioni i Madh.
Pengesa të tilla, në fillim të karrierës, mund të kenë pasoja afatgjata. Sipas një hulumtimi, fuqia punëtore në një ekonomi të dobët vepron si një tërheqje ndaj rritjes së pagave dhe perspektivave të karrierës për vite me radhë.
Shumë persona në të 30-at janë ende duke u përballur me pasojat e krizës financiare të vitit 2007.
Deri në vitin 2016, një 32-vjeçar kishte 34% më pak të ardhura sesa një 32-vjeçar nga gjeneratat e mëparshme – një hendek që është zgjeruar që nga viti 2010, raportoi banka qendrore e Amerikës në 2018 .
“Perspektivat ekonomike janë të ndryshme” për brezat e rinj, sipas profesorit të shkencave politike në Universitetin e Delaware Vladimir Medenica, i cili kryen vazhdimisht anketa për të rinjtë në lidhje me financat dhe politikën.
Edhe para pandemisë, të gjeje një punë të mirë ishte e vështirë, tha A’Naiya Davis, 23, nga Teksasi, e cila jetoi me prindërit e saj dhe punoi në pozicione me pagë minimale pas diplomimit në kolegj në 2018, transmeton abcnews.al

Ajo filloi të jetonte vetëm pasi fitoi një pozicion pune më një rrogë më të mirë vitin e kaluar si një specialiste e përmbajtjes të një faqe interneti. Por fatkeqësisht e humbi vendin e punës në qershor për shkak të pandemisë. Megjithëse ajo filloi një punë tjetër në shtator, muajt që kaloi pa punë e detyruan atë të mbaronte kursimet që kishte për të blerë një makinë të re.
Megjithatë ajo thotë se ndihet me fat që ka më pak se 15,000 dollarë borxh studentor – kur shuma e borxhit të studentëve amerikanë është mesatarisht 30,000 dollarë .
Një brez me prirje nga e majta
Kërkimet akademike kanë zbuluar se njerëzit e prekur nga rënia ekonomike gjatë viteve të tyre ka më shumë të ngjarë të favorizojë politikat ridistributive dhe t’ia atribuojnë suksesin fatit sesa punës së palodhur.
Në SHBA, dallime të tilla janë shfaqur në sondazhet e të rinjve që miratojnë rënien e kapitalizmit, arma më e fortë e Partisë Demokratike dhe nga ana tjetër kanë treguar mbështetje më të madhe për politikanët e majtë të tillë si Bernie Sanders.
Që nga gushti, vetëm 23% e grupmoshave 18 dhe 36 vjeç deklaruan se do të votonin Donald Trump, transmeton abcnews.al
Dallimet e gjeneratave në SHBA ndikohen nga shumë faktorë, përfshirë përbërjen e larmishme të të rinjve por edhe “përvojat ekonomike janë padyshim një pjesë e kësaj”, thotë Kim Parker, shefe e hulumtimeve në Qendrën Kërkimore Pew.
“Sipas të dhënave tona, ne kemi vënë re se po zhvillohet një luftë për të gjetur një punë të sigurt mes nevojës për të paguar shpenzimet themelore”, thotë ajo.

Andrew Quist, 23 vjeç, i cili do të votojë për demokratin Joe Biden në nëntor, ka jetuar me prindërit e tij në Michigan dhe po kërkon punë si inxhinier pas diplomimit në maj.
Ai thotë se është me fat që ka mbështetje financiare nga familja- i cili punon me kohë të pjesshme në biznesin e babait të tij por ai është i shqetësuar për punën e tyre veçanërisht në një epokë kur teknologjia po ndryshon.
“Shumica e njerëzve që unë njoh, janë pothuajse të dorëzuar për faktin se ata mbase nuk do të mund të kenë një karrierë.”
Jo të gjithë e kanë humbur shpresën.
28-vjeçari Fernando Acosta ka deklaruar se ai sheh shumë mundësi për njerëzit që janë të gatshëm të investojnë te vetja e tyre.
Duke treguar pjesërisht historinë e tij, ai thotë se është i pari në familjen e tij që vazhdoi kolegjin dhe suksesi i tij më i madh është puna e tij aktuale, si menaxher i projektit në sektorin publik në New York.

“Në fund të ditës, varet nga personi,” tha ai. Acosta, një Republikan planifikon të votojë për Trump.
“Ndonjëherë situata bëhet shumë e vështirë dhe çdokush dëshiron që gjërat të zgjidhen menjëherë,” tha ai. “Kjo është arsyeja pse shumë njerëz në brezin tim u larguan.”
Pjesëmarrja e të rinjve
Njerëzit nën moshën 40 vjeç përbëjnë më shumë se një të tretën e elektoratit amerikan, por ata historikisht kanë votuar më pak se gjeneratat e vjetra.
Ndërsa ka pikëpyetje nëse Biden do arrijë të bindë që shumë prej tyre të shkojnë për të votuar . Medenica thotë se ai është optimist që pjesëmarrja e të rinjve do të jetë e madhe duke treguar si fakte nivelet e larta të regjistrimit të votuesve.
Alicia Gallegos, 21, nga New Mexico, e cila mbështeti Sanders në fillimet e tij dhe e përshkruan veten si fanatike të pikëpamjeve politike “shumë radikale”, thotë se ajo nuk pret që Biden do të bëjë ndryshimet ekonomike që do të dëshironte të shihte. Por, tani për tani, ajo mendon se ai është një mundësi më e mirë kur bëhet fjalë për çështje të tilla si barazia racore, imigracioni, dhuna dhe ndryshimi klimatik.

Por Alicia, e cila u detyrua të vazhdonte universitetin part-time për arsye se babai i saj humbi punën e tij dhe gjithashtu punon si shitëse për të ndihmuar familjen, ka deklaruar se pas një kohë, ajo dhe të tjerët në situatën e saj do të kërkojnë edhe më shumë.
“Shumica prej nesh janë të varfër dhe nuk jemi të bardhë, ne jemi njerëz me ngjyrë dhe jemi lodhur nga kjo qeverisje pasi ky vend nuk është bërë për ne, është bërë për atë 1% “, tha ajo. “Ne e kuptojmë se çfarë po ndodh dhe duam ndryshim.” s.ba/abcnews.al

