Zgjedhjet në SHBA/ “Rekordi” që Donald Trump dëshiron të barazojë

schedule16:30 - 5 Nëntor, 2024

schedule 16:30 - 5 Nëntor, 2024

Donald Trump po kërkon të bëhet presidenti i parë që nga Grover Cleveland që zgjidhet për mandate jo të njëpasnjëshme si president. Cleveland, një demokrat, mban dallimin si presidenti i 22-të dhe i 24-të.

Ai fitoi mandatin e tij të parë në 1884 në moshën 47-vjeçare, por u mund për t’u rizgjedhur në 1888, megjithëse fitoi votën popullore ndaj Benjamin Harrison. Cleveland fitoi përsëri Shtëpinë e Bardhë në 1892.

Donald Trump, 78 vjeç, u bë presidenti i 45-të kur mposhti Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë në 2016, dhe ai do të marrë një mandat të dytë si presidenti i 47-të nëse mund të mposht Kamala Harris.

Cleveland Grover ishte, natyrisht, një personalitet krejtësisht i ndryshëm nga Donald Trump. Nuk i pëlqente të bënte premtime dhe në periudha parazgjedhore mbante pak fjalime. Megjithatë, ai kishte gjithashtu ngjashmëri me Trump, si për shembull fakti se ai ishte kundër një politike të jashtme imperialiste dhe refuzoi të aneksonte Haëaiin në SHBA.

Në jetën e tij personale, ai spekulohet se ka lindur një fëmijë jashtë martese në kohën kur ishte beqar.

Në qershor 1886, Cleveland u martua me 21-vjeçaren Frances Folsom, i vetmi president që u martua në Shtëpinë e Bardhë.

Përveç kësaj, ai kreu një operacion të suksesshëm për kancerin. Vdiq në vitin 1908 në moshën 71 vjeçare.

Mbetet për t’u parë nëse Donald Trump do të jetë në gjendje të përsërisë historinë e Cleveland Grover dhe pasi të ketë fituar një betejë elektorale dhe të humbasë tjetrën, të arrijë sërish pas katër vitesh të fitojë një mandat të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!