Deputeti Socialist Ditmir Bushati komentoi në një intervistë për ABC Radar, zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai deklaroi atmosfera është ndryshe nga ajo që propagandohet në deklaratat pulbike duke theksuar se në asnjë qendër votimi nuk ka pasur tensione. Bushati u shpreh duhet të përfundojë procesi i numërimit në çdo qendër zgjedhore për të kuptuar se cili kandidat po shkon drejt numrit magjik (270).
“Nga vëzhgimet që këmi bërë në terren, në qendrat e votimit ka një atmosferë relaksuese në ndryshim nga debatet televizive. Qendrat votimit drejtohen nga profesionistë dhe jo nga njerëz që i përkasin partive politike. Do të ketë apo ju rinumërim mbetet për t’u parë por zgjedhësit e kanë dhënë fjalën e tyre. Njerëzit kanë besim te demokracia. Mendoj që edhe media shqiptare mund të bëjë një punë më të lavdërueshme pasi këtu kanë nisur mediat të kërkojnë ndjesë për mënyrën si kanë raportuar gjatë fushatës., Ka pasur mbrëmë një deklarim nga ana e Trump, por të gjithë gurvenatorët dhe sekretarët e shtetit kanë bërë të qartë që do të respektohet ligji dhe vota që është hedhur në kuti do të respektohet me përpikmëri. Kur amerikanët janë të duruar, edhe ne shqiptarët duhet të jemi të duruar. Ka shtete ku diferenca është shumë e ngushtë. Duhet që të përfundojë i gjithë procesi dhe pas kësaj të gjithë skenarët e tjerë do të jenë në tavolinë. Palët janë duke vijëzuar rrugën drejt 270, numrit magjik”, tha Bushati.
Bushati komentoi edhe raportet e secilit kandidat që synon të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në 4 vitet e ardhshme me Shqipërinë dhe rajonin duke u ndalur te roli dhe qëndrimi i secilit prej tyre, veçanërisht në dialogun Kosovë-Serbi. Ai u ndal edhe në vizitën e bërë me kryeministrin Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Barack Obamës.
“Për ne SHBA janë partnerë strategjikë dhe në këtë drejtim nuk besoj se diçka do të ndryshojë në raport me ne. Trump beson më shumë te lidhjet ekonomike dhe epërsia e ekonomisë në politikë. Ka shkuar përtej linjave tradiciionale. Biden beson te demokracia dhe sundimi i së drejtës. E sheh ekonominë të lidhur me të drejtat. Në raport me rajonin, Trump u përfshi në procesin e normalizimit të marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë. Biden ka qenë kritik. E gjithë karriera politike e tij është shenjuar nga një lidhje me shqiptarët. Kur ne vizituam bashkë me Ramën Shtëpinë e Bardhë u pritëm nga Biden dhe Obama. Në Miçigan iu referua Kosovës. Ekipi i tij është një ekip që ka njohur të thella për rajonin dhe faktorin shqiptar. Mund të kemi ndryshime sa i përket nuancës. Në qëndrimet në lidhje me angazhimin amerikan në vend të tjera ata kanë diferenca të qarta. Edhe në mënyrën si u veprua në dialogun Kosovë-Serbi pati reagim nga Biden”, deklaroi Bushati./mv.abcnews.al