I nominuari demokrat, Joe Biden tha se mënyra e vetme që mund të humbasë zgjedhjet e vitit 2020 është përmes mashtrimeve. Sipas sondazheve deri më tani Biden ka treguar epërsi ndaj presidentit Trump.
“Sigurohuni që të votoni”, u tha votuesve Biden gjatë fushatës në Pensilvani.
“Mënyra e vetme që mund të humbasë zgjedhjet është mashtrimi që po zhvillohet me votimet”, pohoi ai.
Biden tha se presidenti, Donald Trump po përpiqej të dekurajonte votimin duke hedhur dyshime mbi sigurinë e votave me postë në ditën e zgjedhjeve. Ai ka thënë vazhdimisht se Trump do të përpiqej të “vidhte” fitoren nëse nuk fitonte zgjedhjet./abcnews.al

