Zgjedhjet në SHBA, bankieri shqiptaro-amerikan zbulon në ABC për kë ka votuar

schedule00:46 - 4 Nëntor, 2020

schedule 00:46 - 4 Nëntor, 2020

Bankieri shqiptaro-amerikan Richard Lukaj ka zbuluar në një lidhje për ABC se ka votuar për kandidatin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai tha se njeh personalisht Biden ndërsa shtoi se ai do të japë një kontribut të vlefshëm për të unifikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë kam votuar para dy javësh fizikisht. Unë kam votuar për Biden. Unë mund të them që në fund kam vlerësuar se kjo zgjedhje ka një vlerësim shumë të madh.

 Unë e njoh personalisht Biden. Besoj që duhet të ketë më shumë njerëz me karakterin e Biden. Besoj se do ketë një rol të domosdoshëm për të unifikuar shtetet e bashkuara të Amerikës”, tha Lukaj për ABC./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!