Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të enjte ka publikuar dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
Në një konferencë për media është bërë e ditur se kandidati i LVV-së për kryetar të komunës që ka dalë i pari në zgjedhje, Shpejtim Bulliqi ka marrë 18 mijë e 286 vota, që përkthyer në përqindje I bie 51.9%.
I dyti në zgjedhje ka dalë Nexhmi Rudari i LDK-së me 12 mijë e 627 vota apo 35.8%.
Ndërkaq, Naim Fetahu i PDK-së ka marrë 4 mijë e 341 vota apo 12.3%.
Në konferencën e sotme janë bërë të ditura edhe votat që kanë marrë kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut./abcnews.al