Zgjedhjet në Maqedoni, Sherifi: “Pazari” për Tetovën për të shpëtuar qeverinë

schedule22:00 - 18 Tetor, 2021

schedule 22:00 - 18 Tetor, 2021

Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Maqedoni në dielën ishin në fokus të emisionit “LOG” sonte në “ABC”. Opozita maqedonase “VMRO-DPMNE”  ka fituar 19 komuna, “LSDM” 9, 3 BDI ndërsa Partia Demokratike Turke (TDP) një. Pedagogu Idaver Sherifi me origjinë nga Kumanova, njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni u shpreh se zgjedhjet e së dielës prodhuan një rritje të “BDI”-së dhe opozitës maqedonase, ndërsa “LSDM”-ja dhe opozita shqiptare kanë pësuar një rënie.

“Në fakt nuk është se ka ndonjë surprizë të madhe. Pavarësisht se unë, mbroj idenë që “BDI” është partia kryesore që ka nevojë për një reformim, rezultatet tregojnë të kundërtën. Ne kemi një fitore dhe rritje të votave të “BDI”-së dhe rritje të opozitës maqedonase dhe rënie të “LSDM”-së dhe opozita shqiptare një rënie, kanë 23-24 mijë vota më pak. “BDI” ka një rritje të lehtë të votave” tha ai.

Balotazhi pritet që të sjellë një përballje të fortë në raundin tjetër. Pedagogu Idaver Sherifi u shpreh se beteja kryesore do të bëhet për Tetovën, të cilën e shikon kombinim me Gostivarin duke folur për një “pazar” të madh që mund të bëhet për të mos prishur qeverinë.

Beteja kryesore kam përshtypjen se do të bëhet për Tetovën, unë e shikoj si kombinim të rezultatit për Gostivarin. Do të ketë një “pazar” të madh. Dy kandidatët që janë në balotazh në Tetovë, “BDI” dhe “BESA” janë pjesë e koalicionit qeverisës me “LSDM”. “BESA” ka 4 deputetë, “LSDM” duhet të mbështesë njërin prej tyre, që janë në garë. “LSDM” është element përcaktues. Kemi Gostivarin ku zoti Taravari prin nga “Aleanca për Shqiptarët” me një diferenca nga “BDI” dhe kam përshtypjen që “BDI” do të përdorë të gjitha mekanizmat ndoshta duke rrezikuar edhe Tetovën me synimin për të marrë Gostivarin.

Nëse teorikisht në aspektin matematik i del llogaria për të marrë Gostivarin unë mendoj se “BDI” do të sakrifikojë Tetovën nëse i nevojitet. Për të mos prishur edhe qeverinë, pasi në rast prishjes së këtyre balancave mes “BESES”, “LSDM”-së dhe “BDI”-së mund të çojë në zgjedhje. Mendoj se gjithë lufta do të bëhet rreth Tetovës dhe kombinimet dhe “pazaret” do të bëhen rreth kësaj komune” tha ai.

Rënien e “LSDM”-së, Sherifi ia faturon politikës qendrore, pasi sipas tij pasi populli nuk është i kënaqur. “Në Kumanovë kemi një situatë tjetër, “LSDM” është në balotazh si e dyta, por i pari është ish-kryetari që ka qenë nga “LSDM”. Kemi në balotazh dy persona me vota të majta dhe përcaktuese ndoshta do të jetë “VRMO” dhe shqiptarët nuk e di sa të fuqishëm që do të jenë. Por rënia e “LSDM”-së është e ndjeshme. Do të mundohet të fitojë Shkupin me votat e shqiptarëve” tha ai. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!